U veshën si policë dhe kryen vjedhjen/ Mbërrijnë në Gjykatën e Shkodrës grabitësit e akuzuar të bankës në Koplik (Emrat)

Mbërrijnë në Gjykatën e Shkodrës grabitësit e akuzuar të bankës në Koplik të Malësisë së Madhe.

Vetëm një muaj pas grabitjes, uniformat blu ja kanë dalë të identifikojnë dhe arrestojnë autorët e dyshuar të kësaj ngjarje.

Mësohet se të arrestuarit jan Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj, Malësi e Madhe.

Mësohet se disa ditë para ngjarjes 22 vjeçari Bekim Guraj i veshur si punonjës policie qëndronte përpara bankës dhe studioi ambientin e bankës dhe më pas në bashkëpunim me 2 kushërinjtë e tij Armir dhe Admir Shabaj me një mjet “Golf 3” të maskuar dhe të armatosur me 2 kallashnikov kryen grabitjen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *