U takua me sipërmarrësit në Gjakovë, Rama “thumb” Spiropalit: Për Skënderbeun kemi eksperten

Kryeministri, Edi Rama ka vizituar një biznes, në Gjakovë.

Në takimin e tij me sipërmarësit, i pyetur në lidhje me Skënderbeun, Rama nuk ka kursyer edhe batutën për ministren Elisa Spiropali: “Nëse keni pyetje specifike për Skënderbeun kemi eksperten”.

“Në rast se do të duhen përgjigje teknike, kam marrë Ministren e Financave, ministren e Zhvillimit Rural, ministren e turizmit dhe mjedisit duke pasur parasysh që janë fusha me interes për ju. Kam marrë dhe Ministren për Parlamentin nëse keni pyetje specifike për Skënderbeun”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *