U shkarkua nga shkalla e parë e vetingut, rikthehet në detyrë gjyqtari që votoi pro dënimit të Tahirit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë ish-gjyqtarin e Krimeve të Rënda, Ardit Mustafaj, i cili u shkarkua nga shkalla e parë e Vetingut.

Gjyqtari Mustafaj, ka qenë kryesues i trupës gjykuese që dënoi për shpërdorim detyre me shërbim prove ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Vendimi i KPK-së për gjyqtarin Mustafaj dhe ankimimi: 

Mustafaj e akuzoi Komisionin e Pavarur të Kualifkimit për vlerësim të gabuar të pasurive edhe për ndryshimin dhe deformimin e përfundimeve të ekspertëve. Mustafaj është vlerësuar nga KPK për të tri kriteret e rivlerësimit dhe ka pasur një raport pozitiv për integritetin e figurës dhe profesionalizmin.

Ai e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996. Prej vitit 2003, Mustafaraj e ushtroi funksionin në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në dhjetor 2019, Mustafaj u emërua gjyqtar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ankimi i Muastafajt në KPA u shqyrtua nga trupa gjyqësore e udhëhequr nga Alban Shylla, me gjyqtaren Ina Rama si relatore dhe anëtarë gjyqtarët Sokol Çomon, Rezarta Schuetz dhe Natasha Mulaj.

Në parashtrimet e tij përpara KPA-së, gjyqtari Ardit Mustafaj u fokusua gjatë në vlerësimin e një prone të ndërtuar në qytetin e Sarandës në vitin 2003 dhe të shitur 8 muaj më vonë në vitin 2004. Sipas subjektit të rivlerësimit kjo pronë ka një kosto ndërtimi prej 1.8 milionë lekë dhe është shitur me të njejtën vlerë, për shkak se në vitin 2004 ka qenë akoma karabina.

Mustafaj u ankua se KPK e ka vlerësuar gabimisht këtë pronë me vlerën e Entit Kombëtar të Banesave, duke e konsideruar një ndërtesë të përfunduar. Me tej gjyqtari listoi një listë të gjatë provash shkresore dhe fotografike, nga insitucione shtetërore dhe burime të hapur si ‘Google Earth’, për të treguar se ndërtesa kishte qenë karabina vite pasi ishte shitur nga subjekti, të paktën deri në vitin 2010.

Gjithashtu gjyqtari argumentoi se kunati i tij Altin Maçi kishte pasur mjaftueshëm të ardhura të ligjshme për një kredi 2 milionë lekë, që kishte shërbyer për blerjen e pasurisë në Sarandë.

Mustafaj gjithashtu i kërkoi KPK-së njohjen si burim i ligjshëm i të adhurave të bashkëshortes së tij me profesion mësuese gjimnazi nga kurset private të matematikës nga viti 1997 deri në vitin 2003, për të cilat ai tha se nuk ka pasur detyrim pagesën e tatimit nga të ardhurat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *