U raportua e zhdukur, gjenden sendet personale të 56-vjeçares anës lumit Vjosë

Sendet personale të 56-vjeçares nga Vlora janë gjetur anës lumit të Vjosës.

Shtetwsia me iniciale L.K., rezulton e zhdukur që prej 20 qershorit, pasi wshtw larguar nga banesa e nuk wshtw kthyer mw.

Mwsohet se 56-vjecarja vuante nga probleme tw shwndetit mendor.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 22.06.2022, rreth orës 12:10, nga shërbimet kufitare të DRKM Vlorë, anës lumit Vjosë, në fshatin Mifol, janë konstatuar disa sende vetjake, të cilat dyshohen se i përkasin shtetases L. K., 56 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila, sipas kallëzimit të familjarëve, është larguar nga banesa më datë 20.06.2022.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe pritet mbërritja e polumbarëve të RENEA-s, për të bërë të mundur kërkimet në lumin Vjosë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *