U plagosën pas shkëmbimit të zjarrit mes tyre, gjykata jep masën e sigurisë në Spitalin e Traumës për Simonin dhe Markun

Gjykata e Lezhës ka dhënë pasditen e sotme masaën e sigurisë “arrest me burg” për kreun e njësisë administrative të Kallmetit, Besnik Simoni dhe Altin Markun.

Seanca u  zhvillua në ambientet e Spitalit të Traumës ku të dy po marrin mjekim.

Kujtojmë që të dy  mbetën të plagosur  pas përplasjes me armë zjarri ditën e premte, ku fillimisht i raportua për një të plagosur që ishte Simoni me tre plumba dhe më pas u gjet edhe Altin Marku me një plumb në shpatull.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *