U nisën drejt selisë blu, por mbështetësit e Berishës sërish u përballën me dyer të mbyllura…

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë mbërritur sërish sot te selia e PD.

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë ndaluar në derën kryesore të selisë blu dhe kanë tentuar ta hapin, por ajo ka qenë e mbyllur. Pas kësaj, ata kanë kaluar te dera e pasme e selisë, e cila po ashtu ka rezultuar e mbyllur.

“Vetëm në këtë seli nuk përgatitet më asnjë aksion ndaj qeverisë Rama, kur mbyllen dyert për demokratët”, tha mes të tjerash një prej mbështetësve të Berishës.

Më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar një protestë para selisë blu ‘thirrur për forcimin e PD-së‘. Me sloganin ‘Protestë Kombëtare’: ‘Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve’ protesta do të nisë në orën 12:00 para selisë. Nuk dihet se si grupi i Rithemelimit do ta nxjerrë Bashën nga selia.

Nga grupi i Berishës është përdorur termi ‘butësisht’ për largimin e Bashës nga selia blu ndërkohë që Basha pretendon se grupi i ish-kryeministrit mund të ushtrojë dhunë dhe ka planifikuar sulm.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *