U ndje keq në qeli, mbërriti në spital i vdekur, kush është 28-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Zbulohet identiteti i të riut që humbi jetën sot në Lezhë, teksa ndodhej në paraburgim. Mësohet se viktima është 28-vjeçari Ordison Kastrioti, banues në Tiranë.

Ai ishte arrestuar për veprën penale ” Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” pasi ndodhej në arrest shtëpie.

I riu ishte ndjerë keq në qeli dhe ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, por ka mbërritur i vdekur. Sipas burimeve, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, megjithatë do të jetë autopsia që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *