U kritikua për deklaratat ndaj qeverisë britanike/ Rama: Unë jam mbrojtësi më i madh i çunave të Londrës

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Lushnje, ku po bashkëbisedon me qytetarët e zonë.

Rama nga Lushnja ka reaguar lidhur dhe me kritikat e opozitës, pas deklaratës së tij për emigracionin e shqiptarëve në Britani.

Rama tha se në këtë pikë të gjithë politikantët duhet të jenë të bashkuar dhe të mbrojnë figurën e emigrantëve.

Sakaq theksoi se ai është mbrojtësi më i madh i shqiptarëve punojnë në Londër.

“Ilir Meta del dhe mbron atë ministren britanike, i mbron nga unë. Është nuk e di. Është një lloj faqezezëllëku që i shoqëron shqiptarët që nga viti 1912, është një kategori shqiptarësh që nuk i ndahen këtij vendi si mallkim. Nuk kanë asnjë lloj cipe. Iliri ka shumë arsye. I ikën mendja e kokës dhe janë në gjendje të bëjnë gjëra nga më të hatashme. Kur vjen puna tek Shqipëria dhe shqiptarët, ne duhet të jemi një. S’kemi arsye pse të jemi të ndarë, fare. Ne jemi një vend i vogël. Kjo është fatkeqësia, fatmirësia se jemi një vend i vogël. Nuk kemi arsye në botë që kur të ulemi në tryezë me të tjerët, të jemi inferior. Kur vjen puna tek shqiptarët jashtë, nuk duhet ta zgjidhim në gjuhë të huaj, pse ikin ata. Vëllezërit tanë nuk preken, këtë duhet të themi në gjuhë të huaj. Sa ka në Londër, çuna që nuk e shohin dot me sy PS-në, sa ka komentatorë në Facebookun tim, nuk lënë asgjë pa thënë. Unë në anglisht jam mbrojtësi i tyre më i madh. Përpara çdo gjëje tjetër, është Shqipëria”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *