U konfliktua me vajzën e tij, babai therr me thikë vajzën

Mbrëmjen e djeshme në fshatin Prapaqan të Komunës së Deçanit, babai ka therrur me thikë vajzën e tij.

Sipas raportimit të fundit nga policia, akti ka ardhur si rezultat i mosmarrëveshjes, që të dy palët kanë pasur me njëri tjetrin.

Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësii Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Mbrëmë rreth orës 21:15 minuta policia është njoftuar për një incident në fshatin Prapaqan. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka taku viktimën të cilën menjëherë e ka dërguar në QKMF për trajtim mjekësor. Viktima ishte sulmuar pas një mosmarrëveshje nga babai me një mjet të mprehtë-thikë. Mjeti që dyshohet që është përdorë është sekuestruar. I dyshuari është arrestuar. Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.”, ka thënë Gashi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *