Kryebashkiaku socialist i Maliqit, Gëzim Topçiu ka dhënë versionin e tij pranë policisë vendore lidhur me konfliktin e zhvilluar gjatë ditës së sotme me deputetin e PD-së, Edmond Spahon.
Në dëshminë e tij, Topçiu shprehet se Spaho i ndërhyri në takimin që ai po zhvillonte me fermerët dhe nisi ta filmonte dhe ofendonte.
Ai thotë se Spaho i tha gënjeshtar e mashtrues dhe shkeli ligjin zgjedhor për “pengimin e takimeve elektorale”.
Spaho: Ku është Gëzimi (Topçiu) ma tregoni pak?
Fermeri: Gëzimi është aty, te ai zetori atje.
Spaho: Ku është ai Gëzimi?
Fermeri: Ja andej tutje.
Spaho: Ky që shikoni është kryetari i bashkisë i cili ka mbledhur të gjithë me premtimin dhe gënjeshtrën që do tu japë targat.
Ilir Pendavinji (deputet i PS): Ca ke o Mondi, nuk është gënjeshtër.
Topçiu: Po ik se nuk ka lezet kështu.
Spaho: Shikojeni këtë mashtrues në fushatë elektorale.
Pendavinji: Po mjaft u bëre si adoleshent mjaft.
Spaho: Ja edhe deputeti tjetër që ka ardhur për tu vënë targat traktorëve.