U konfliktua me dy persona të tjerë, plagoset me thikë 29-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Gjirokastër.

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të Lorenc Dida 29 vjeç nga Gjirokastra. Ngjarja ka ndodhur në afërsi te Shkollës se Mesme Pedagogjike ne Gjirokastër. Sipas informacioneve te para behet e ditur se i riu është sulmuar nga dy persona , ku është dëmtuar dhe më pas është dërguar me urgjence ne spital ne gjendje shume kritike për jetën dhe nuk ka mundur te deshmoje per ngjarjen e ndodhur.

I riu është plagosur ne krahë she këmbë. Policia ndodhet momentalisht ne vendngjarje dhe po heton ngjarjen.

Njoftimi i policisë

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasi P. K., ka goditur me sende të forta shtetasin L. D., i cili u transportua për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit P. K.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarje

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *