Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në Britani, pasi u kapën në një fermë kanabisi. Mediat e huaja raportojnë se aty u gjetën kanabis me vlerë 390,000 paund, në Workington.
Policia kishte marrë fillimisht raportime për disa persona që vepronin në mënyrë të dyshimtë dhe ngarkonin “diçka” në një furgon Ford ngjyrë argjendi më 16 janar.
Mjeti në fjalë u ndalua në Lancashire nga një oficer policie, ndërsa brenda tij udhëtonin Eneo Kamberi, 24 vjeç që ishte shoferi dhe pasagjerët, 28-vjeçari Eriton Qato dhe Esat Qama, 25 vjeç, të cilët fillimisht dhanë një emër të rremë.
Pasi oficeri zbuoi një erë të fortë kanabisi, ai vendosi të kontrollonte furgonin, ndërsa gjeti brenda tij 120 qese plastike të zeza me mbetje kanabisi. Ndërkohë, shqiptari i katërt Eduart Rrampushaj, 37 vjeç, u arrestua në fermën e kanabisit.