U kap duke vjedhur një banesë në Itali, arrestohet 30-vjeçari shqiptar

Është vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar pasi një ndjekjeje nga është arrestuar pas një ndjekjeje nga karabinierët në Genova të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari u ndalua nga karabinierët pasi u ngjit në tarracën e një shtëpie në via Dodecaneso.

Ai theu grilat e dritares, hyri në shtëpi dhe më pas po kontrollonte në çdo dhomë për të vjedhur.

Shqiptari ishte fshehur në një shkurre ku dhe u gjet nga efektivët.

Ai tentoi të godiste policët, por u ndalua. Shqiptarit iu gjet një orë Rolex floriri, bizhuteri dhe 980 euro.

Dëshmitar i skenës ishte një fqinj, i cili duke e ditur që pronarët ishin me pushime, kuptoi që zhurmat po vinin nga shtëpia për shkak të një personi që ishte futur pa leje. Fqinji telefonoi policinë dhe karabinierët mbërritën në vendin e ngjarjes.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *