Janë zbuluar detaje të reja nga mediat greke një lidhje me vdekjen e tre vajzave të mitura në Patra.
Prokuroria ka lëshuar një urdhër arresti për nënën e 9-vjeçares Georgina, Roula Pispirigou pas rezultateve të analizave toksikologjike në trupin e fëmijës.
Nga hetimet u zbulua se në gjakun e njërës nga vogëlusheve është gjetur ketamine. Ishin pikërisht këto rezultate që vunë në lëvizje hetuesit e rastit duke zbërthyer ngjarjen dhe duke nxjerrë zyrtarisht urdhrin e arrestit për nënën.
Mjekët thanë se nuk i kanë dhënë kurrë asnjë ilaç Georginës së vogël që përmban substancat e gjetura në testin toksikologjik të kryer pas vdekjes së fëmijës. Kjo i hap rrugën hetimit për dy vajzat e tjera që humbën jetën në rrethana misterioze dhe me shumë pikëpyetje.
Ketamina është një substancë psikoaktive e përdorur fillimisht në mjekësi dhe mjekësinë veterinare (aktualisht përdorimi i saj kryesor ligjor është në praktikën veterinare) si një anestetik i përgjithshëm. Por në doza të vogla ka efekte psikoaktive dhe përçarëse.