U gjet i vdekur në Itali, Fatmir Ara i arrestuar më herët për dhunë e armëmbajtje pa leje

Biznesmeni shqiptar Fatmir Ara është gjetur i vdekur këtë të dielë, pasi rezultonte i humbur prej dy ditësh.

Mediat italiane bëjnë me dije se 43-vjeçari disa vite më parë është dënuar me tri vite burg, pasi akuzohej për dhunë në familje e armëmbajtje  pa leje.

Mësohet se Ara ka qenë i përfshirë edhe në disa punë të paligjshme, ndonëse deri më tani nuk ka asnjë informacion të plotë.

Viktima u gjet i vdekur në një fushë në Torino.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *