U dhunua nga infermierja, zbardhet raporti mjekësor i të moshuarës në Pejë

Është zbardhur ekzaminimi mjekësor i të moshuarës që u dhunua nga infermierja Aurona Pelaj në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

Sipas mediave kosovare në raportin mjekësor thuhet se nga ekzaminimi ka rezultuar se viktima ka pasur lëndime trupore edhe më herët. Po ashtu, sipas të njëjtit raport viktima sipas mjekëve nuk është në gjendje të flasë për atë çfarë i ka ndodhur, kështu që u vendos që dëshmia e saj të merret në një situatë tjetër.

Sjellim në vëmendje se infermierja Aurona Pelaj nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese. Dhunuesja me kokën lart e me pranga në duar ishte duke u futur në sallën e gjyqit, ku u vendos që të qëndrojë prapa hekurave, bashkë me dy infermieret e tjera Altina Rexhepi dhe R.K.

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të treja ish-infermieret të cilat akuzohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë sulmuar fizikisht të moshuarën në azilin “Orenda” në Pejë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *