Turqi/ Pas tërmetit të fuqishëm shpërthen tubacioni i gazit natyror

Pas tërmetit që goditi Turqinë dhe që preku 10 qytete në Kahramanmaraş, ka shpërthyer tubacioni i gazit natyror në fshatin Topboğazı të rrethit Kırıkhan të Hatay.

Autoritetet njoftuan se rrjedha e gazit natyror që prek provincat Gaziantep, Hatay dhe Kahramanmaraş dhe rrethet Pazarcık, Narlı, Besni, Gölbaşı, Nurdağı, Islahiye, Reyhanlı, Kırıkhan dhe Hassa është ndalur.

Mediat turke kanë publikuar videon ku duket flaka e tymi të shkaktuar nga shpërthimi.

Shpërthimi dhe zjarri pas tërmetit shpërtheu në dy pika të ndryshme, 200 metra nën fshat dhe 3 kilometra larg .

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *