Turqi/ Hiqet mosha e pensionit për miliona qytetarë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka eliminuar një kërkesë për moshën e daljes në pension, një lëvizje që ua mundëson më shumë se 2 milionë punëtorëve të pensionohen menjëherë. Vendimi është marrë më pak se gjashtë muaj përpara zgjedhjeve në Turqi.

Partia e Erdoganit bëri një rritje të madhe të pagës minimale javën e kaluar si pjesë e një fushate për të rifituar mbështetjen e qytetarëve, pasi ka patur rënie të lehtë të standardeve të jetesës.

Nga marrëveshja e re do të përfitojnë personat që kanë filluar të punojnë përpara shtatorit të vitit 1999, kur ligji që rregullon kërkesat e pensionit ndryshoi, dhe që kanë mbushur 20-25 vjet jetë pune të regjistruar në sigurimet shoqërore.

Nuk është bërë ende e qartë se sa do të kushtojë sistemi i ri, por Erdogani ka thënë se 2.25 milionë njerëz kishin të drejtë të dilnin në pension menjëherë. Aktualisht në Turqi janë 13.9 milionë pensionistë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *