Trump: Putin nuk shqetësohet nga kërcënimet e Biden

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur se Vladimir Putin nuk është aspak i shqetësuar nga kërcënimet e Joe Biden, pas takimit virtual mes presidentëve të Rusisë dhe Amerikës në lidhje me situatën e tensionuar në Ukrainë.

“Vladimir Putin sheh atë dorëzimin tonë patetik në Afganistan, ku lamë pas ushtarë të vdekur, amerikanë dhe 85 miliardë dollarë pajisje ushtarake. Më pas, sheh Joe Biden. Nuk është aspak i shqetësuar”, tha Trump.

Diskutimi kryesor Biden-Putin ishte për Ukrainën, konkretisht për kufijtë lindorë. Biseda mes liderëve të superfuqive botërore nisi me tone pozitive, ku nuk munguan as përshëndetjet e ngrohta dhe buzëqeshjet.

Pritshmëritë nga palët ishin të pakta, ndërsa pyetja kryesore ende ka mbetur pa një përgjigje të qartë, nëse është shmangur apo jo lufta në Ukrainë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *