Tritoli në banesën e Skënder Likës, gjendet e djegur një makinë në Fushë-Krujë

Një makinë tip “Volkswagen Pasat” është gjetur e djegur nga policia në vendin e quajtur Kallamat në fshatin Gramëz të Fushë-Krujës.

Autovetura është totalisht e shkrumbuar nga flakët dhe dyshohet të jetë përdorur nga autorët për vënien e sasisë së eksplozivit familjes Lika në Kurbin.

Mësohet se për automjetin nuk ka pasur njoftim në sallën operative, por ai është gjetur i djegur plotësisht dhe është dërguar në komisariatin e policisë Krujë.

Sakaq, pritet të vijnë ekspertët nga Laçi për të bërë këqyrjen e mjetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *