Trazirat zhvendosen në Fier! Plagosje me thikë në Baltëz

Trazirat tashmë janë zhvendosur në Fier. Policia bën me dije se një person është plagosur me thikë.

Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar B.G 39-vjeç banues në Baltëz, Fier. Ky person pas një konflikti për motive të dobëta plagosi me thikë 35-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet të mprehtë (thikë) një shtetas, Policia identifikon dhe kap autorin.

Pas njoftimit të marë mbrëmjen e djeshme se në fshatin Baltëz, Fier, është plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasi A. K., 35 vjeç, është ngritur grupi hetimor dhe pas një pune intensive u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit B. G., i cili pas një konflikti për motive të dobëta plagosi me thikë 35-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja.

Shtetasi A. K., ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin B. G., 39 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *