Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës.
B. M., banues në Durrës ka tentuar të kalojë në mënyrë të paligjshme 8 emigrantë kundrejt fitimit të parave. Ndalimi i tij u bë në aksin rrugor Çukë-Fanar, në vendin e quajtur “Pal”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Pal”.
Transportonte 8 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 19-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Komisariatit Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Pal”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 19 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në aksin rrugor Çukë-Fanar, në vendin e quajtur “Pal”, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke transportuar me automjetin e tij “Benz”, 8 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.