Transportonin kanabis përmes aeroportit, kapen dy turq në Rinas

Dy shtetas turq janë arrestuar këtë pasdite në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se të dy këta persona transportonin kanabis nga aeroporti i Rinasit në drejtim të aeroportit të Stambollit.

Kujtojmë se ditën e djeshme autoritetet turke kapën policin e Rrugores Florenc Bicerri i cili kishte kaluar me një çantë prej  32 kg lëndë narkotike nga Rinasi më 5 tetor.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët turq, po zhvillon hetime të thelluara për trafikimin e lëndës narkotike cannabis sativa, nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Si rezultat i informacioneve të marra, janë arrestuar 2 shtetas turq të cilët transportonin lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa nga aeroporti i Rinasit në drejtim të aeroportit të Stambollit.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët turq dhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare dhe ato turke, po vijon hetimin e thelluar, për të identifikuar dhe për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë autorët e trafikimit të lëndëve narkotike.

Janë marrë masa konkrete për të koordinuar punën me autoritetin doganor dhe TIA, në drejtim të kontrollit të përbashkët, me qëllim parandalimin e trafiqeve të paligjshme nga aeroporti i Rinasit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *