Tragjike, shqiptari mbytet para familjes në Itali

Një 55-vjeçar është mbytur në lumë ditën e djeshme. Në media bëhet e ditur se 55-vjeçari shqiptar me banim në Stradella (Pavia), është mbytur teksa po lahej në ujërat e lumit Po në Ponte della Becca.

E gjithë ngjarja tragjike ka ndodhur para syve të bashkëshortes së tij. 55-vjeçari, pak pas orës 17, është zhytur pikërisht në pikën ku Ticino derdhet në Po. Pas pak sekondash, bashkëshortja e tij duke mos e parë të dilte nga lumi, ka dhënë alarmin.

Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë polumbarët, zjarrfikësit dhe policia. Rreth orës 19:00 trupi i pajetë i burrit u gjet rreth 200 metra larg vendit ku ai hyri në ujë.

Sipas autoriteteve, pavarësisht thatësisë historike këtë verë, larja në këtë zonë të lumit Po është veçanërisht e rrezikshme për shkak të rrymave të forta dhe gropave të thella.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *