Tragjedia në Itali, Von der Leyen: Jam e pikëlluar! Be duhet të reformojë politikat për emigrimin dhe azilin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar lidhur me tragjedinë e ndodhur në brigjet italiane, ku humbën jetën mbi 50 persona.

Von der Leyen ka bërë thirrje që të dyfishohen masat për të parandaluar të tilla tragjedi.

“Jam thellësisht e pikëlluar nga mbytja e anijes në brigjet e Kalabrisë dhe humbja e jetës së emigrantëve të pafajshëm është një tragjedi. Të gjithë së bashku duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për Paktin për Migracionin dhe Azili dhe për Planin e Veprimit për Mesdheun Qendror”, shkruan ajo.

Ende është e paqartë kombësia e viktimave, mirëpo agjencitë lokale kanë raportuar se migrantët janë nisur nga Irani, Iraku, Siria, Afganistani, Pakistani dhe Somalia. Sipas disa të mbijetuarve ishin rreth 180 pasagjerë, ndërsa të tjerë deklarojnë se ishin më shumë se 250. Për momentin 80 njerëz janë gjetur të gjallë, ndërsa mes viktimave ka shumë fëmijë dhe shumë gra, mes tyre dhe një foshnjë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *