Tragjedia në Himarë/ Gledis Nano viziton familjen Avdia: I shpreha ngushëllimet, faleminderit që më mirëpritën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka vizituar këtë të enjte familjen Avdia e cila humbi vajzën e saj në një aksident tragjik në Himarë, ku skafi goditi të miturën Joandën.

Në një deklaratë për mediat, Nano tha se familja Avdia e ka mirëpritur vizitën e tij për t’i shprehur ngushëllimet, ku theksoi se aty ndodhej si familjar jo si drejtori i policisë.

“Ngushëllimet e mia për humbjen tragjike. Kam ardhur si prind, qytetar. Falënderoj familjen Avdia që më mirëpriti”, tha ai

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *