Grupi i vajzave shqiptare detyrohej të prostituonte në Via Emilia, Anzola dhe Valsamoggia. Anëtarët e grupit zotëronin disa apartamente në qendër të Bologna, në të cilat vajzat shkonin me klientët.

Të arrestuarit akuzohen për rrëmbim, shfrytëzim prostitucioni, dhunë seksuale, përndjekje. Tre apartamente në qendër të qytetit u konfiskuan. Gjithashtu u sekuestruan shuma të mëdha parash, celularë dhe sende të tjera.

Emrat e personave të arrestuar nuk janë bërë të ditur. Ndërkohë që detaje të tjera për këtë aksion, pritet të publikohen në vijim nga Policia e Bolognas.

/Priza.al/