Trafikimi i qenieve njerëzore, Kim: Shqipëria ka ndërmarrë hapa për dënimin të dyshuarve por…

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, ka mbajtur fjalën e saj në “Forumin e Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”.

Kim tha se kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe se Shqipëria ka bërë progres në përballjen me të.

“Një tematikë e rëndësishme, prania e dy krerëve të shteteve tregon se është çështje e rëndësishme që na mbledh bashkë. Jam besim plotë që Shqipëria me partnerët e saj është e përkushtuar të përballet me plagën e trafikimit. Vlerësoj që Shqipëria ka ndërmarrë hapa për dënimin të dyshuarve për trafikim, por duhet të shohim më shumë për këtë”, tha Kim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *