“Tmerri tani quhet One Albania!”, kompania celulare zhgënjen klientët, probleme dhe fatura 20-ditore, shpërthejnë akuzat: Zhvatje, po na shkelen të drejtat

Kompania One Albania duket se po shkel hapur kontratat dhe po abuzon me konsumatorët shqiptarë. Ndonëse qytetarët që janë abonentë të kësaj kompanie bëjnë oferta 30 ditore, duket se ky afat gati është përgjysmuar.

Mes shumë reagimeve është dhe ai i ekspertit dhe pedagogut, Bardh Sejdarasi, i cili ka denoncuar kompaninë, ndërsa thekson se brenda këtij muaji ka bërë 4 ankesa dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Sejdarasi thekson se kjo kompani po vjedh hapur qytetarët, ndërkohë që shtron pyetjen se ku është AKEP në këtë rast, një rregullator që duhet të ndërhyjë.

REAGIMI I SEJDARASIT:

TMERRI TANI QUHET…ONE COMMUNICATION!
Nuk kam arritur kurre te kuptoj se perse sherbimi qe ofron kjo kompani eshte MIZERABEL! Por tani se fundi kete nuk po e them vetem une, por shume nga perdoruesit e saj!
Pashe nje interviste dje (te paguar) ne nje televizion kombetar qe fliste per perfundmin e nje procesi te bashkimit te dy kompanive dhe permiresimin e sherbimit! HIÇ! ASGJE! BROÇKULLA!
Paguaj nje shume te konsiderueshme si klient i ONE ELITE! Duhet te perfitoj 180 minuta thirrje nderkombetare! Nga janar 2023 nuk me ofrohet ky sherbim! Vetme kete muaj kam bere kater ankimime per te rregulluar kete sherbim per shkak se kemi femijet jashte dhe duhet te komunikojme! Pergjigja eshte standarde: Shqetesimin tuaj e kane marre tekniket, do t’iu lajmerojme”!? Asnje lajmerim! Por une vijoj te paguaj sherbimin qe nuk sherben!
Kjo quhet kinezeri? Nuk e di! Thone qe nje kompani kineze eshte pronare? Edhe kete nuk e di! Po duhet te di se cfare ben AKEP, nje agjenci publike qe monitoron dhe mbikqyr operatoret ne kete treg miliarda lekesh! edhe ketu: ASGJE! HIÇ! Po HIÇ FARE!
Kjo eshte e turpshme!
Kjo eshte edhe e pandershme!
Punonjes te ONE me thone: Mos u lodh! Nuk zgjidh dot asgje! Shkruaj çfare te duash! Ketyre nuk ua ndjen!
Une nuk them dot qe ta bojkotoni kete operator, se e di qe nuk e beni! Por te pakten ngrini zerin! Mos u beni kaq te pandjeshem ndaj nje padrejtesia dhe vjedhjeje te tille te NDYRË!

Duket se të njëjtin shqetësim ndan dhe gazetarja Aurora Golemi, e cila iu është bashkuar kolegëve dhe mijëra qytetarëve që prej ditësh denoncojnë kompaninë celulare “ONE Albania”. Ajo thotë se përmes një “sms-je”, i kërkohet të që të kryejë pagesën e ofertës, edhe pse vetëm 20 ditë nga aktivizimi i saj.

“Kam paguar faturën e paketës më datë 29 mars 2023, por sot njoftohem se afati i pagesës është më datë 18 prill 2023. Nga llogaritjet rezulton se do të përfitoj shërbim vetëm 20 ditë! Kur në fakt shërbimin mujor sipas kontratës e kam 28 ose 30 ditë”, shkruan Golemi.

Më tej, ajo thotë se ka vënë në dijeni Autoritetin e Konkurrencës, duke bërë ankesë.

Reagimi i Golemit:

Faleminderit One Albania për…faturën 20 ditëshe!
Hey One Albania nuk më pëlqen fare më kështu siç je bërë pas procesit të “unifikimit”.
Dështimet e tua po i hamë përditë dhe me lezet. Po i shtohem edhe unë “ushtrisë” së abonentëve të çuditur.
Kam paguar faturën e paketës më datë 29 mars 2023, por sot njoftohem se afati i pagesës është më datë 18 prill 2023.

Nga llogaritjet rezulton se do të përfitoj shërbim vetëm 20 ditë! Kur në fakt shërbimin mujor sipas kontratës e kam 28 ose 30 ditë. Përse duhet të paguaj shumën e plotë kur shërbimin e marr vetëm për 20 ditë, në të kundërt statusi i kartës sime do të kthehet nga aktive në joaktive. Kjo “zhvatje e vockël” nuk po më ndodh vetëm mua, kam dëgjuar me dhjetra histori të ngjashme këto ditë nga koleget. A ke të drejtë “One Albania” të bësh ndryshime në kontratë, nëse ka gjithmonë, pa më lajmëruar? A po më shkelen të drejtat e mia si konsumator Autoriteti i Konkurrencës dhe ARKEP – Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare? Mendoj se po! Ankesën ua kam nisur. Tani just do your job!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *