Një zjarr i madh ka rënë në zonën e Kinostudios pranë një fabrike sfungjerësh.
Burime për median bëjnë me dije se një person është asfiksuar si pasojë e flakëve në ambient, ku ende nuk dihet identiteti.
Mësohet se personi në fjalë është një punëtor i fabrikës dhe se nuk dihet gjendja e tij shëndetësore pas asfiksimit.
Forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.