Tiranë/ Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit J. Xh., 23 vjeç dhe L. L., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit në ambientin ku po qëndronin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis. Për këtë rast u procedua penalisht edhe shtetasja A. D., 23 vjeçe, për moskallëzim krimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin D. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Sh. I., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Sh. H., 59 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 17.01.2023, në rrugën “Thanas Ziko”, persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e shtetasit H. P., një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *