Tiranë/ Shkëputet ashensori, lëndohen dy persona

Ashensori i një pallati në zonën e Astirit në Tiranë ka pësuar defekt dhe është shkëputur duke rrezikuar jetën e çiftit që ndodhej brenda. Në të ndodheshin shtetasit S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime të rënda.

Burime brenda spitalit bëjnë me dije se njëri nga personat që ndodheshin në ashensor ka dëmtuar shpatullën ndërsa tjetri ka shembje. Ndërkohë, siç bën me dije policia, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.02.2023, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Madh”, ka pësuar defekt ashensori i një pallati dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero. Në të ndodheshin shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh). Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës.

Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *