Tiranë/ Në pranga tre shtetas për vepra të ndryshme penale

Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga blutë e Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Për motive të cila nuk dihen ende, një 48-vjeçar është konfliktuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, e për pasojë është vënë në pranga menjëherë nga policia.

Ndërsa një 38-vjeçar nga Kruja është arrestuar pasi dyshohet se është përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike dhe për vjedhje të energjisë elektrike.

Gjithashtu, një 62-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka vjedhur disa bizhuteri, në një dyqan në rrugën “Myslym Shyri”.

Po të njëjtat burime njoftuan se një i ri është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 70-vjeçar, që udhëtonte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale për secilin rast iu referua Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *