Tiranë/ Lëndë narkotike në lokal, arrestohet i riu

Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ushtronte aktivitet të paligjshëm në lokal duke tregëtuar lëndë narkotike.

Shtetasi me iniciale J.K., akuzohet për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Uniformat blu kanë sekuestruar pajise që shërbenin për konsumimin e lëndëve narkotike dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Kontrolle të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Përshtati ambientet e lokalit të tij, për përdorimin e lëndëve narkotike, vihet në pranga 23-vjeçari.Procedohen penalisht dhe 3 shtetas të tjerë, klientë në lokal.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe pajisje të ndryshme që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që kishte përshtatur lokalin e tij, në rrugën “Myslym Shyri, për përdorim të lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për arrestimin e tij.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit J. K., 23 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe pajisje që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, në ambientet e lokalit u gjetën shtetasit K. D., 24 vjeç, F. Gj., 24 vjeç dhe J. M., 19 vjeç, të cilëve gjatë kontrollit iu gjetën dhe iu sekuestruan pajise të tjera që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit J. K., për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K. D., F. Gj. dhe J. M., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *