Tiranë/ Defekt në ashensorin e QSUT, 2 të lënduar

Një punonjës spitali dhe një paciente, kanë mbetur të bllokuar në ashensor në Spitalin “Nënë Tereza”. Bëhet e ditur nga policia se barrelisti K,D., dhe pacientja V.C., kanë mbetur të bllokuar në katin e parë.

Ashensori ka rënë për shkak të një defekti.

Kësisoj është dashur ndërhyrja e policisë për të bërë të mundur hapjen e ashensorit. Mësohet se pacientja dhe barrelisti kanë marrë plagë dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndërkohë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza”, në katin -1, barrelisti shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit. Shtetasi K. D. dhe pacientja, shtetasja V. C., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *