Tiranë/ 39-vjeçari godet me thikë tre të rinj

Një 39-vjeçar me inicialet E.K., është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme pasi ka goditur me thikë 3 të rinj.
Sipas njoftimit zyrtar shtetasit G.X., 23-vjeç, E.Sh., 22-vjeç dhe K.M., 23-vjeç ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit G. X., 23 vjeç, E. Sh., 22 vjeç dhe K. M., 23 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *