Tirana Qyteti Evropian i Sportit, Veliaj publikon video-mesazhin e Gianni De Biasi: Lajm i mrekullueshëm

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar mesazhin e urimit të ish-trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, për Tiranën si Qyteti Europian i Sportit 2023.

Në këtë video, Gianni De Biasi përgëzon Tiranën për këtë arritje, teksa thekson se sporti është sinonimi i një jete të shëndetshme.

“Tirana është Qyteti Evropian i Sportit për vitin 2023. Shumë përgëzime! Një lajm i mrekullueshëm që i jep mundësi të gjithëve për të bërë sport. Sporti është sinonimi i një jete të shëndetshme, i bashkëndarjes së vlerave dhe i të qënurit bashkë. Përgëzime Tirana! Përgëzime Shqipëria”, thotë De Biasi.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *