‘Thyhet mallkimi’/ Lacio mposht Romën në derbi dhe ngjitet sërish në zonën e Champions

Lacio ka triumfuar 0-1 në derbin e kryeqytetit ndaj Romës. Një gafë e skuadrës së Murinjos i kushtoi shtrenjtë në minutën e 29, teksa nga gabimi përfitoi Felipe Anderson.

Pjesa e dytë u luajt pothuajse në një portë, me Romën që ushtroi presion të vazhdueshëm. Lacialët mbrojtën mirë rezultatin deri në fund, në një sfidë që zgjati pothuajse 100 minuta.

Në stol gjatë gjithë takimit ishte Marash Kumbulla, ndërsa në krahun tjetër Elseid Hysaj u aktivizua 90 minuta. Lacio mban vendin e 3, ndërsa kundërshtarët e qytetit renditen në vendin e pestë.

Roma nuk kishte humbur asnjë derbi në shtëpi që nga sezoni 2016-2017. Pra u deshën pese vjet që Lacio të kthehej dhe të fitonte me Romën pritëse… Ishte data 30 prill 2017, kur Lacio fitoi 1-3 falë një dygolëshi të Keita dhe një goli të Basta. Pas kësaj disfate, verdhekuqtë kanë marrë 4 fitore dhe 1 barazim në derbet e luajtura si ekip pritës. Suksesi i fundit në fazën e dytë sezonin e kaluar, 3-0 me një dygolësh të Abrahamit dhe një vulë të fundit nga Pelegrini.

Ai që u luajt sot ishte derbi i Romës me numër 179. Bilanci i buzëqesh Romës, me 68 fitore kundrejt 49 të Lacios pas suksesit te sotëm. Nga ana tjetër, 62 sfida kanë përfunduar në barazim.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *