Thyen masën e sigurisë, bien në prangat e policisë dy shtetasit shqiptarë

Janë vënë në pranga shtetasit Mehmet Lamko, 61 vjeç dhe K.L, 23 vjeç. Shtetasit janë shpallur në kërkim pasi gjykata i kishte dënuar me “Arrest në Shtëpi”.

Lamko, 61 vjeçari u dënua me dy vite burg për veprat penale “Mashtrim” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

23 vjeçari u kap në flagrancë, teksa ishte duke dalë jashtë banesës.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit Mehmet Lamko 61 vjeç, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burg për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. Ll., 23 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *