Theu masën e sigurisë, arrestohet 40-vjeçari në Tepelenë

Një 40-vjeçar është arrestuar në Tepelenë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Shtetasi me iniciale I.M., rezulton i dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Njoftimi i policisë:

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 40 vjeç, banues në fshatin Izvor, Memaliaj, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, duke dalë jashtë banesës.

Materialet në ngarkim të shtetasit I. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *