Theu arrestin e shtëpisë dhe doli për të vjedhur karburant, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë, ka thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Shtetasi me iniciale E.P., dyshohet se ka vjedhur një sasi karburanti në një subjekt privat duke thyer kështu edhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi karburanti në një subjekt privat. Pas verifikimeve ka rezultuar se ky shtetas kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *