“The Simpsons” parashikuan ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II?!

Pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II, përdoruesit e rrjeteve sociale, por edhe shumë media të huaja kanë shpërndarë masivisht një foto ku pretendohet se seriali shumë i famshëm i animuar (shumë i famshëm edhe për parashikimet e tij) “The Simpsons” ka parashikuar vdekjen e Mbretëreshës.

Megjithatë, një investigim i platformës “Misbar” tregoi se në fakt, pretendimi është i rremë dhe kjo nuk ka qenë një nga herët kur shfaqja televizive ka habitur të gjithë duke bërë parashikime thuajse të pamundura. Kështu, fotografia që po qarkullon në rrjet, është e ndryshuar duke i bërë montazh ose më saktë është një version i ndryshuar dixhitalisht i një imazhi më të vjetër, i cili po ashtu u zbulua si i rremë.

Fotoja e Mbretëreshës së vdekur tek “The Simpsons” është një version i redaktuar i fotos virale që pretendohej të provonte se seriali po ashtu ka parashikuar edhe vdekjen e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Portretizimi i Mbretëreshës Elizabeth II tek “The Simpsons” ka ndodhur 6 herë. Këtë e konfirmon “The Simpsons” Fandom Wiki, një webiste që përmbledh të gjitha episodet e shfaqjes, ku gjenden edhe eposidet. Në asnjërën prej tyre nuk rezulton që Elizabeth II të ketë vdekur apo të paraqitet një imazh i tillë i saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *