“The Guardian”: Të rinjtë shqiptarë vijnë në Britani për siguri, por përballen me mizoritë e Home Office

Media e njohur “The Guardian” ka sjellë në vëmendje retorikat kundër shqiptarëve nga figurat mediatike si edhe të politikanëve britanikë. Studiuesi ligjor David Neale ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj qeverisë britanik për mënyrën se si po vepron dhe i ka trajtuar azilkërkuesit shqiptarë. Ai e vendos theksin tek vështirësitë që hasin të rinjtë shqiptarë si në vendin tonë, ashtu edhe në Britani. Sipas tij, gjakmarrja mbetet një problem i madh që i shtyn ata të kërkojnë azil në vendet e tjera, pasi nuk ndihen të mbrojtur në Shqipëri.

Pjesë nga artikulli:

Një nga narrativat më toksike ka qenë ideja se djemtë dhe burrat shqiptarë, në krahasim me vajzat dhe gratë nuk kanë nevojë për mbrojtje.

Ky supozim është i rremë. Unë kam punuar me shumë djem dhe të rinj shqiptarë që erdhën në Mbretërinë e Bashkuar si fëmijë të pashoqëruar azilkërkues. Ata janë jashtëzakonisht të prekshëm. Shumë prej tyre janë trafikuar, ose brenda Shqipërisë ose nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar ose në vende të tjera evropiane në punë të detyruar ose kriminalitet të detyruar dhe janë abuzuar rëndë. Shumica janë me prejardhje të privuar dhe disa kanë pësuar dhunë në familje në fëmijëri.

Të rinjtë e kthyer me forcë në Shqipëri nga Ministria e Brendshme pasi arrijnë moshën madhore janë gjithashtu në rrezik të lartë për t’u trafikuar atje. Hulumtimi nga Asylos dhe Qendra Kërkimore për Azilin në vitin 2019 zbuloi se faktorët e rrezikut për trafikimin ose ritrafikimin përfshinin varfërinë, arsimin e ulët, vuajtjet nga paaftësitë fizike ose mendore, dhunën në familje dhe/ose abuzimin seksual brenda familjes dhe të qenit LGBT.

Pavarësisht kësaj, Home Office ka pohuar së fundmi se djemtë dhe burrat shqiptarë të trafikuar nuk janë në rrezik në Shqipëri, madje ka përcaktuar se pretendimet e tyre mund të vërtetohen si “qartësisht të pabaza”, që do të thotë t’u hiqet e drejta e ankimimit. Ata janë krejtësisht të gabuar. Përveç trafikimit, një tjetër shkak i zakonshëm i arratisjes së djemve dhe burrave shqiptarë nga vendi i tyre është gjakmarrja. Një i ri mund të jetë në shënjestër për shkak të diçkaje që ka bërë babai, gjyshi, xhaxhai apo edhe një kushëri i largët. Disa gjakmarrje zgjasin me dekada. Disa mund të shpërthejnë papritmas edhe pas një qetësie prej vitesh. Shumë burra dhe djem nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të izolohen, duke qëndruar në shtëpitë e tyre për vite me radhë, me pasoja shkatërruese për shëndetin e tyre mendor.

Shumë të rinj, kërkesa për azil, të cilëve u refuzohet, përfundojnë duke u bërë të pastrehë në rrugë, të shfrytëzuar në punë të paligjshme në kantiere ndërtimi dhe lavazhe, apo edhe të trafikuar nga bandat kriminale. Disa të rinj me të cilët kam punuar kanë humbur shpresat dhe kanë tentuar të vrasin veten. Armiqësia aktuale mediatike ndaj shqiptarëve vetëm sa ka përkeqësuar shëndetin mendor të këtyre të rinjve dhe ka bërë më të mundshme tentativat për vetëvrasje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *