Terrorizoi qytetarët në sheshin ‘Skënderbej’, gjykata lë në burg Arben Memën

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg Arben Memën, i cili më 25 prill hyri në sheshin ‘Skënderbej’ me makinë dhe vuri në rrezik jetën e dhjetëra personave. Ai dyshohet se ka vepruar nën efektin e lëndëve narkotike.

Shoku i Memës, Sali Xhepa ka deklaruar ditën e djeshme se i kishte lënë makinën e tij për një xhiro. Ndërsa Arben Mema tha se nuk e kishte bërë me qëllim atë që ndodhi. Ai u shpreh se akoma nuk i kishte dalë pija dhe se makina i kishte dalë jashtë kontrollit në momentin që hyri në shesh.

“Se bëra me të keq, do ikja djathtas, mu kthye makina majtas. S’më ka dalë ende pija, më doli makina jashtë kontrollit”- tha Arben Mema.

Ai akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese mbetur në tentativë”, “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “shkatërrim prone” dhe “largim nga vendi i aksidentit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *