Tërmeti që tronditi Turqinë mbrëmjen e sotme, ndërtesa të shembura dhe disa persona të plagosur

Një tërmet i ri me magnitudë 6.4 ballë goditi Turqinë jugore, ndërkohë që vendi po përballet ende me pasojat e tërmetit që rreth dy javë më parë shkaktoi më shumë se 47 mijë viktima.

Sipas Al-Arabiya, për shkak të tërmetit të sotëm raportohet se ka ndërtesa të shembura dhe të plagosur në dy qytete në Siri.

Epiqendra u identifikua 15 kilometra nga qyteti i Antiokisë, kryeqyteti i provincës turke të Hatay, dhe 70 kilometra nga Latakia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *