Tentuan të kalonin kufirin, arrestohen 2 shqiptarët, i gjendet pistoletë, fishekë dhe drogë

2 shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin të armatosur.

Policia helen bën të ditur se 2 shqiptarët janë vënë në pranga në kufirin  e gjelbër pranë Kosturit dhe janë përkatësisht të moshave 21 dhe 44-vjeç.

Mësohet se gjatë kontrollit 21-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë, 8 fishekë në një mbajtëse prej lëkure, 2 krehra, 1 thikë dhe 5.8 gram kanabis. Ndërsa 44-vjeçarit iu sekuestrua 16 gram kanabis sativa.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *