Tentoi të vriste me shkop bejsbolli një person, arrestohet 44-vjeçari në Durrës (Emri)

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet se ka dhunuar me shkop bejsbolli një person pas një sherri.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Artan Paja, akuzohet se ka tentuar të vrasë 46-vjeçarin me inicialet K. S, banues në fshatin Kullë. Sakaq, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkafane.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste me send të fortë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm nga Policia, kapet dhe arrestohet 44-vjeçari.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar tentuar të vriste me send të fortë, një shtetas tjetër, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Policia, u bë e munduar kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 44 vjeç, banues në fshatin Shkafane, Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shkafane, Durrës, ka tentuar të vrasë me send të fortë (shkop bejsbolli), shtetasin K. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *