Tentoi të futej në Kryeministri duke goditur rojën e gardës, arrestohet 32-vjeçari

32-vjeçari Aurel Latifi ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Kryeministrisë gjatë ditës së djeshme në Tiranë. I riu ka goditur njërin prej punonjësve të Gradës së Republikes që shërben tek dera e Kryeministrisë duke synuar futjen brenda të ambienteve për arsye të paqarta.

Pas kësaj, kanë ndërhyrë punonjësit e tjerë të Gardës duke bërë ndalimin e tij deri në ardhjen e policisë, e cila e ka shoqëruar në komisariat duke i komunikuar edhe veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë”, njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *