Tensionet në kufi/ Paralajmëron deputeti i PE: Nëse Serbia prek Kosovën do të digjet, Vuçiçi po luan me zjarrin

Deputeti i Parlamentit Evropian, Angel Chavdarov Dzhambazki ka reaguar në lidhje me tensionet në kufirin Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në rrjete sociale deputeti ka paralajmëruar Serbinë se do të digjet nëse luan me zjarrin.

“Serbia po luan me zjarrin. Nëse Vuçiç nuk kontrollohet, ata do të digjen. Ne qëndrojmë me Kosovën”, shkruan ai.

Çfarë ndodhi në veri?

Serbët në veri të Kosovës mbajtën të bllokuara rrugët në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak në kufirin Kosovë-Sebi, duke kundërshtuar vendosjen e reciprocitetit nga Kosova për targat e veturave të Serbisë. Policia e Kosovës disa herë u detyrua të përdorë gazin lotsjellës  në përpjekje për të liruar rrugët, por bllokimi vazhdoi duke krijuar një situatë të tensionuar.

Ditën e djeshme qeveria e Kosovës u detyrua të tërhiqej, duke e shtyrë me një muaj vendimin për vendosjen e reprocitetit për targat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *