Temperaturat rekord “djegin” Mesdheun, evakuohen mijëra persona nga banesat e tyre

Franca ka evakuuar më shumë se 14,000 njerëz të kërcënuar nga zjarret në jugperëndim të vendit. Situata e përhapjes së zjarreve u përkeqësua gjithashtu dhe në Spanjë, Kroaci dhe Greqi.

Autoritetet në Gironde të Francës, një rajon i njohur turistik, kanë evakuuar rojet nga kampingjet, pasi turistët u larguan më herët. Zjarret janë përhapur në zonat Teste-de-Buch dhe Landiras.

Në Spanjën jugore, më shumë se 3,200 njerëz u evakuuan nga zjarret në kodrat Mijas, megjithëse më vonë disa mundën të ktheheshin.

Zjarret e Portugalisë janë vënë nën kontroll për momentin.

Megjithatë, qeveria portugeze thotë se 659 njerëz kanë vdekur – kryesisht të moshuar – nga të nxehtit gjatë javës së kaluar.

Zjarret e Mijas në Spanjë janë jo shumë larg nga Málaga, një zonë e njohur turistike. Vatrat e flakëve kanë shpërthyer gjithashtu në provincat Castilla y León, Galicia dhe Extremadura.

Ellen McCurdy, që jeton në zonën e Málagës, i tha Reuters: “Ne thjesht morëm disa gjëra thelbësore dhe thjesht vrapuam, në atë fazë të gjithë përgjatë rrugës ishin në lëvizje… kishte shumë ambulanca dhe zjarrfikëse.”

Parashikuesi i motit i BBC-së, Ben Rich, shpjegon se çfarë po nxit nxehtësinë e egër në të gjithë Evropën

Në të gjithë Mesdheun – nga Maroku në perëndim deri në Kretë në lindje – mijëra zjarrfikës dhe shumë avionë bombardues me ujë janë në luftë me flakët. Që nga e marta, i gjithë rajoni është zhytur nga temperatura tepër të larta.

Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha në emetimet e karbonit.

Shërbimi francez i motit ka parashikuar temperatura deri në 41 gradë celcius në jug të vendit të dielën dhe rekorde të reja të nxehtësisë parashikohen për të hënën. Në Portugali, temperatura kohët e fundit arriti në 47 gradë celcius.

Në Mbretërinë e Bashkuar ka një paralajmërim për nxehtësi ekstreme, pasi vendi po përgatitet për temperatura rekord të hënën dhe të martën, ndoshta duke arritur në 41 gradë Celsius në disa pjesë të vendit.

Dr Eunice Lo, një shkencëtare klimatike në Universitetin e Bristolit, i tha BBC-së se “rritja e temperaturave është një shenjë e ndryshimit të klimës” dhe se në Mbretërinë e Bashkuar, 2,000 vdekje shtesë në vit i atribuohen valëve të të nxehtit.

Të dhënat publike tregojnë se që nga viti 1884, 10 vitet më të nxehta në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë që nga viti 2002, tha ajo. Globalisht, “valët e të nxehtit po bëhen më të zakonshme dhe po zgjasin më gjatë,” shtoi Dr Lo. “Ne duhet të ndalojmë djegien e karburanteve fosile dhe të veprojmë tani dhe shpejt.”

Maroku ka urdhëruar më shumë se 1,300 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe ka vendosur më shumë zjarrfikës në gadishmëri për trajtimin e zjarreve.

Zona më e goditur është provinca Larache.

Në Kretë, zjarrfikësit grekë po luftojnë me një zjarr të madh në kodrat rreth Rethymno, në bregun verior. Të shtunën ata thanë se vatra ishte pjesërisht e kontrolluar.

Disa zona në Turqinë jugperëndimore dhe në brigjet e Adriatikut të Kroacisë po luftojnë gjithashtu me flakët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *